Një mjek palestinez, të cili tri vajzat dhe mbesa i janë vrarë nga predhat izraelite gjatë luftës në Gaza në vitin 2009, ka paditur qeverinë izraelite.
Izzeldin Abuelaish u kthye në një lajm botëror pasi dha lajmin për vrasjen e tri vajzave të tij, Bessan (21), Mayar (15) dhe Aya (14), transmeton portali arbresh.info.
Menjëherë pas sulmit ai ka vendosur që të bëjë një telefonatë në një stacion televiziv në Izrael që më pas ka qarkulluar në të gjithë globin.
“Çfarë u kemi bërë ne atyre, o Zot? Çfarë? Ata kanë vrarë vajzat e mia”, ka thënë ai.
Gjatë argumenteve hyrëse, forcat izraelite kanë pretenduar se në shtëpinë e tij gjendeshin operativë të Hamasit.
Para gjykatës babai i vajzave ka theksuar se vajzat i janë vrarë gjatë sulmit me predha.
Së fundmi ai ka fituar shtetësi kanadeze dhe ka botuar një libër me titullin “Unë nuk do të urrej”.
Rreth 1400 palestinezë, duke përfshirë më shumë se 900 civilë, janë vrarë gjatë konfliktit tre-javor. Nga ana e Izraelit kanë humbur jetën 13 persona.
Gjykimi i rastit në fjalë është ende në vazhdim./Arbresh.info
Ushtarë të KFOR-it zhvillojnë kualifikime për qitje në Camp ...
Arlind Sejdiu i bashkohet FC Ferizajt
Osmani dhe Haradinaj diskutojnë për Bordin e Paqes dhe zhvil...
BE dhe vendet arabe kundër zgjerimit izraelit në Bregun Perë...
Distria Krasniqi prinë në ranglistën botërore të xhudos
Me 11 vota ‘për’, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28...