Ata mund të jenë rivalët më të mëdhenj në botën e futbollit, por Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo i kanë bashkuar forcat për të bërë një apel kundër luftës në Siri.
Yjet e La Ligas, që vazhdimisht kanë luftuar ndaj njëri-tjetrit për të qenë lojtari më i mirë në botë, kanë shfrytëzuar faqet e tyre në rrjete sociale për të postuar mesazhe emocionuese për ndjekësit e tyre, transmeton portali arbresh.info.
Dyshja e famshme, të cilët janë që të dy prindër, kanë bërë thirrje për paqe në Siri dhe për mbrojtjen e fëmijëve të cilët janë duke vuajtur nga mizori, dhuna dhe uria në vend.
“Një ditë lufte është e tepërt. Fëmijët në Siri kanë qenë pjesë e dhunës dhe mizorit që gjashtë vite në një konflikt që i mban ata peng. Si një baba dhe ambasador i UNICEF-it, jam me zemër të thyer. Ngritni zërin tuaj në UNICEF për të kërkuar përfundimin e luftës”, shkruan ylli i Barcelonës Lionel Messi në postimin e tij në Facebook.
Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka ndjekur sulmuesin e gjigantit katalunas duke kërkuar të njëjtën gjë përmes një shkrimi në Instagram.
“Sot mendoj për fëmijët në Siri si Omari”, shkroi reprezentuesi portugez në foton e postuar së bashku me djalin e tij, Cristiano Jnr./arbresh.info
https://www.facebook.com/LeoMessi/photos/a.301943896491878.81719.176063032413299/1748849631801290/
https://www.instagram.com/p/BRqyVr_FNbc/
Sveçla priti në takim delegacionin e Komitetit të Këshillit ...
AUV tërheq nga tregu formula ushqimore për foshnje të import...
Ovouka vlerëson Celjen para takimit të parë
Kurti takon Sir Geoffrey Nice, diskutojnë bashkëpunimin dhe ...
Haxhiu priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, diskutuan për...
Bashkimi konfirmon rikthimin e Kyan Andersonit për finalen e...