KMDLNJ publikoi raportin për monitorimin e qendrave të ndalimit, qendrave të paraburgimit dhe për qendrat korrektuese.
Kryetari i KMDLNj, Behxhet Shala, tha se raporti monitorues ka karakter rekomandues për përmirësimin e kushteve në qendrat korrektuese.
Sipas tij, të gjeturat janë të njëjta sikur ato të viteve paraprake. Shala tha se përkundër shumë problemeve që janë në qendrat korrektuese, këto qendra në Kosovë janë me kushte dhe trajtim më të mira se në Mal të Zi dhe Shqipëri.
Ankesa sa i përket trajtimit jo të duhur ndaj të burgosurve ka pasur në burgun e Dubravës dhe në burgun e sigurisë së lartë në Gërdoc.
Dukuri shqetësuese në qendrat korrektuese mbetet kontrabanda, korrupsioni, diskriminimi dhe nepotizmi.
Problematike mbeten edhe pozitat udhëheqëse nëpër qendra korrektuese me ushtrues detyre.
Si e gjetur në këtë raport është edhe ndikimi politik në qendrat korrektuese.
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...
Bayern Munich i bashkohet klubeve angleze në garën për trans...
Shtatë për qind e pagës për shëndetin, “funksionalizimi i pl...
E dhimbshme: Vdes veterani i UÇK-së, Brahim Toçani
SHBA-ja ka rënë dakord për lirimin e aseteve të ngrira të Ir...
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse