Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka minimizuar kundërshtimet ndaj iniciativës së tij për ta bërë vendin me Ushtri.
“Nuk i përgjigjem askujt, as nuk i reagoj askujt”, ka thënë ai, duke iu referuar shqetësimeve të ngritura së fundi nga komuniteti ndërkombëtar në vend.
Thaçi ka thënë në një paraqitje televizive në RTV 21 se është vendim i institucioneve të Kosovës që të vendosin vet për fatin e vet.
“Dëshiroj të sqaroj që ky proces do të përmbyllet suksesshëm, në partneritet me SHBA’në dhe NATO’n”, është shprehur Thaçi.
Ai ka thënë se raportet e vendit me aleatët e saj nuk do të lëkunden, derisa është shprehur i bindur se Ushtria e Kosovës do të formohet.
Thaçi ka thënë se disa gjëra nuk bëhen publike, por ka ritheksuar bindjen e tij se ushtria do të bëhet në partneritet me miqtë ndërkombëtarë.
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...