Nëse realizohet kërcënimi i presidentit turk Recep Tayip Erdogan, pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Holandën, që në Evropë të lejojë miliona refugjatë, Kroacia ka shfaqur brengën se mund të ndodhet në rrugë të numrit të madh të migrantëve, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se kërcënimet nuk janë vetëm fjalë dhe nuk kanë të bëjnë vetëm me Kroacinë, por me tërë Ballkanin, para se gjithash Maqedoninë.
Demografi Stjepan Shterc konsideron se kërcënimet duhet marrë seriozisht, ndërsa eksperti për islam Vedran Obuçina thotë se para së gjithash këtu bëhet fjalë për popullizmin e Erdogan.
Turqia dhe Holanda acaruan raportet javën e kaluar, pasi qeveria holandeze nuk lejoi aeroplanin e shefit të diplomacisë turke të aterrojë në Roterdam, ku ai do të shkonte për të marrë pjesë në mitingjet me diasporën turke, në prag të referendumit të 16 prillit, i cili do t’i japë kompetenca të zgjeruara presidentit turk.
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...
“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën stud...
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...