Sulmuesi shqiptar i huazuar nga Manchester United ka thënë se i intereson shumë fati i Sunderlandit në Premierë Ligë.
Adnan Januzaj ka refuzuar idenë që futbollistët e huazuar interesohen më pak për fatin e skuadrave të përkohshme duke thënë se dëshiron që skuadra e tij të fitoj gjithmonë, shkruan portali arbresh.info.
“Mund të ketë lojtarë që nuk interesohen tek klubi i huazuar”, tha fillimisht reprezentuesi belg. “Unë nuk jam ashtu. Nuk kam qenë asnjëherë egoist”
“Unë gjithmonë kam dashur që skuadrat e mia të fitojnë. Nuk më pëlqen të humbas”
“Njerëzit mund të mendojnë se mua nuk më intereson asgjë për këtu vetëm pse jam i huazuar, por kur shikoni atë që kam bërë mund të vëreni qartë se kam edhe pjesën e keqe të punës, pjesën e tmerrshme të punës, mbrojtjen, dhe e gjithë kjo është bërë për shkak se më intereson”
“Njerëzit mendojnë gjithmonë se ai është i huazuar dhe nuk i intereson”
“Nuk më pëlqen kjo. Kur humbim ndeshje gjithashtu nuk më pëlqen. Nuk dua madje as të dal të ha diçka jashtë”
Januzaj pritet të rikthehet në ‘Old Trafford’ gjatë verës./arbresh.info
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...