Tre deri në pesë mijë persona llogaritën të jenë përdorues të rregullt të lëndëve narkotike në Kosovë. Në mesin e tyre dominojnë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.
Shqetësues është fakti se përdoruesit e lëndëve narkotike po shtohen tek moshat e reja, 16 vjeçare, për dallim nga vitet paraprake që printe mosha 21 vjeçare.
Sipas drejtorit të qendrës rehabilituese Labirinthy, përdorimi i narkotikëve të rëndë si heroina ka shënuar rënie jashtëzakonisht të madhe.
“Droga e tipit heroin ka rënë dukshëm posaçërisht 3 vjetët e fundit”, tha ai për Tribuna Channel.
Thotë se në këtë gjendje alarmante të përdorimit të drogës, elementi pozitiv është se lëndët narkotike nuk kultivohen me të madhe në vend por vijnë nga vendet e tjera.
Ndërsa, Bajram Nuhiu, toger i Departamentit për substance narkotike, ka thënë se Policia e Kosovës gjatë periudhës Janar- Mars të këtij viti, ka ndërmarrë 244 operacione policore që lidhen më droga, nga ku janë arrestuar 263 persona.
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur