Kreu i Kuvendit në largim në Maqedoni, Trajko Velanovski do të mund të vazhdojë seancën konstituive për zgjedhjen e kryetarit të ri, atëherë kur partitë politike të propozojnë kandidat për anëtarë të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime.
Nga Kabineti i Velanovskit sqarojnë se kjo mundësi buron si obligim nga Rregullorja e punës së Kuvendit dhe është pengesa e vetme e mos-vazhdimit të seancës konstituive.
Sipas burimeve nga kabineti i Velanovskit në pjesën e parë të seancës konstituive më 30 dhjetor, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nuk kanë mundur të bien dakord se cilët do të jenë anëtarët e këtij komisioni dhe ai ka ndërprerë takimin koordinues me arsyetimin se nuk janë përmbushur kërkesat procedurale.
Në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, VMRO-DPMNE duhet të ketë 6 anëtarë, LSDM-ja 5 anëtarë kurse BDI-ja dhe BESA nga një anëtar. Që i njëjti komision të jetë funksional dhe të mund të votohet kryetari i ri, do të mjaftonin edhe vetëm 7 deputetë nga 13 sa janë gjithsej.
Nga LSDM-ja për Alsat M pranojnë se çështja e anëtarëve të këtij komisioni është akoma temë konsultimi në parti kurse nga Besa thonë se tashmë kanë propozuar deputetin Zekirija Ibraimi. Nga VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me kandidatët e mundshëm të tyre.
Partitë e shumicës parlamentare kanë pranuar se për herë të parë, Kreu i Kuvendit mund të jetë nga radhët e partive shqiptare. Nga ana tjetër, partitë akoma nuk kanë shpalosur planet e tyre për zhbllokimin e Kuvendit.
Ndryshe, Zaev dhe Gruevski akuzojnë njëri tjetrin për nxitje të përçarjeve në baza etnike mes qytetarëve.
Shqetësime tek Arsenal në një javë vendimtare për rrjedhën e...
Deputetët ndezin qirinj për të mbijetuarit e dhunës seksuale...
Meloni pezullon marrëveshjen ushtarake mes Italisë dhe Izrae...
Konjufca me vërejtje për Shqipërinë: Le t’ia fillojmë bashki...
Joseph: Kurti të heqë dorë nga populizmi përçarës dhe të për...
Kompany: Nuk merrem me të kaluarën, mendoj vetëm çfarë duhet...