Parlamenti Evropian (PE) nuk do të votojë për rezolutën për Republikën e Maqedonisë lidhur me raportin e progresit të Komisionit Evropian për vitin 2016.
Edhe gjatë kësaj jave në seancën plenare në Strasburg duhej të votohet për rezolutën për shtetin e Maqedonisë, eurodeputetët vendosën që ta anulojnë votimin të paktën për muajin e kaluar, për shkak të krizës së vazhduar politike në vend.
Nëse paraprakisht burimet e Europarlamentit thanë se gjendja status-kuo në Maqedoni i detyron ta anulojnë votimin për rezolutën të cilën paraprakisht e votoi Komiteti për Çështje të jashtme i PE-së, sot zyrtarisht u bë e qartë se Maqedonia do të presë për raportin e saj prej shtëpisë ligjdhënëse evropiane.
Ndryshe, në rezolutën e miratuar paraprakisht në të a.q. grupi AFET i Europarlamentit, Maqedonia e mori rekomandimin e tetë me radhë për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por e kushtëzuar me plotësimin e plotë të marrëveshjes së Përzhinës dhe për prioritetet urgjente reformuese të Komisionit Evropian.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron