Real Madrid u takua në ‘Santiago Bernabeu’ me Betisin, përcjellë Arbresh.info.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 26-të të La Ligas derisa Reali arriti fitore me shifrat 2:1.
Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht futbollisti që ia fitoi Realit ndeshjen, Ramos, i cili u notua me 8.2, ndërsa nota më e ulët shkoi për Cristiano Piccini, që u notua me 5.3.
Ndërsa, futbollisti me prejardhje shqiptare, por që luan me kombëtaren daneze, Riza Durmishi, ishte ndër më të vlerësuarit te Betisi, duke u notuar me notën 6.9.
Para se Ramos të shënojë golin e tre pikëve, Ronaldo shënoi një gol të bukur për epërsinë e Realit, që sipas mediave spanjolle, nuk ishte pozitë jashtë loje. /Arbresh.info

Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...