Shqipëria importoi armë në vlerën e shtatë milionë dollarëve gjatë vitit 2015, tregojnë të dhënat e Institutit Ndërkombëtar të Paqes së Stokholmit.
Armët e importuara gjatë 2015-ës kanë si vend origjine Gjermaninë. Sipas regjistrit tregtar, bëhet fjalë për dy helikopterë të llojit EC145.
Me Gjermaninë, Shqipëria duket se thyen trendin e viteve të fundit, kur Franca mbizotëron si eksportuesi kryesor i armëve pavarësisht se në sasi të vogla.
Të dhënat tregojnë se gjatë 2012, 2013, dhe 2014-ës Franca ka shitur armë në Shqipëri në vlerën e 15, 7 dhe po shtatë milionë dollarëve, për një total prej 29 milionë dollarësh. Edhe këtu flitet për helikopterë, katër të llojit Cougar.
Në vitet 2003 dhe 2005 ka qenë Italia vendi i origjinës së armëve të importuara.
Pas viteve `90, importi i armëve ishte mjaft i vakët, në një shumë totale prej 75 milionë dollarësh, dhe ku Franca mbetet furnizuesi numër një, me 29 milionë dollarë, e ndjekur nga Kina me 26 milionë dollarë, Gjermania me 11 milionë dollarë dhe Italia me nëntë milionë dollarë.
Që prej vitit 1950, e deri më sot, Shqipëria ka importuar armë në vlerën e 2.8 miliardë dollarëve me Kinën që mbetet furnizuesi kryesor. Kina na ka shitur armë në vlerën e rreth 2.2 miliardë dollarëve, nga 2.8 miliardë që është totali.
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia
Kryediplomati Konjufca në Hagë për fjalët përfundimtare në r...
Media ndërkombëtare Al Jazeera raporton për marshin në Prish...
Sot fjalët përfundimtare të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Sel...
E mërkura me mot të vranët dhe mundësi bore në zonat malore