Dueli ndërmjet Besës dhe Trepçës ’89 solli emocione të shumëta. Në fund, fitores iu gëzua 89-shi që triumfoi 3:2.
Pas ndeshjes, pejanët kanë reaguar në ndarjen e drejtësisë, konkretisht në gjyqtarin Bajram Gashi. Mirëpo, ky i fundit dhe kolegët e tij sot kanë përjetuar diçka që nuk kishin mundur as ta paramendonin.
Pas daljes nga stadiumi, konkretisht pas lëshimit të qytetit të Pejës, një veturë e tipit “Fejton” me ngjyrë të zezë, ka ndjekur nga pas veturën në të cilin ishin të gjithë gjyqtarët.
Pas ndjekjes, vetura e zezë ka arritur të dalë para automojetit në të cilin ndodheshin gjyqtarët dhe është ndalur, mirëpo referët kanë arritur të shmangen disi dhe të vazhdojnë rrugën, shkruan Gazetasheshi.com.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes tregojnë se vetura që ndoqi dhe tentoi ta ndalë automjetin e gjyqtarëve drejtohej nga zyrtarë të klubit të Besës.
Gjyqtarët edhe pas përfundimit të duelit gjatë rrugës për në zhveshtore janë atakuar nga tifozët, të cilët kanë hedhur gjësende në drejtim të tyre.
Kontakti me gjyqtarët ka qenë i pamundur.
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...