
Ambasadorja amerikane në Jordani, Alice Wells deklaroi se Washingtoni të hënën do të përmbush premtimin e presidentit Barack Obama për përkujdesjen e 10 mijë refugjatëve sirianë në SHBA gjatë këtij viti fiskal. ( Anadolu Agency - Mehmet Yılmaz Güldaş )
Tridhjetë milionë euro shtesë ndihmë për sanimin e pasojave nga kriza e refugjatëve në Ballkanin Perëndimor, që i miratoi dje Bashkimi Evropian, duhet të shfrytëzohen për nevojat për menaxhim të kufijve dhe valën e migrantëve, për sigurim të qëndrimit dhe shërbimeve të migrantëve dhe refugjatëve, si dhe për mbështetje bashkësive lokale.
Nga Komisioni evropian cekën se këto mjete janë miratuar krahas 59 milionë eurove të cilat tashmë janë ndarë për Maqedoninë dhe Serbinë prej fillimit të krizës së migrantëve në vitin 2015.
“Pakoja e mikratuar do të ndihmojë në përmirësimin e mëtutjeshëm me kapacitetet vendasëse kur janë në pyetje kufijtë dhe migrimi në rajon. Do të mundësojnë vazhdim të mbështetjes për policinë kufitare me qëllim që kontrolli i kufijve të bëhet në pajtim me standardet evropiane dhe me qëllim të ndalimit të kontrabandimit të njerëzve. Mjetet do të sigurojnë mbështetje të mëtutjeshme për ata të cilët janë përgjegjës për sigurimin e nevojave themelore të migrantëve dhe refugjatëve, siç është vendosja, shërbimet shëndetësore, por edhe mbrojtja, posaçërisht e grupeve të ndjeshme”, ceket në kumtesën e KE-së.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën