Anamika Kothari nga Rajasthan i Indisë, ka lëvizje aq elastike, sa që i lyen sytë me tehet e thikave të vendosura pas gjunjëve.
Në videon e postuar më poshtë, shihet 14-vjeçarja që vë ngjyrën e zezë në maje dhe pasi të ketë përkulur trupin, vendos vijën poshtë syrit.
Lëvizjet e saj të mprehta dhe me shumë rrezik, kanë bërë që të ftohet në shumë emisione ku kërkohen talentë.
“Jam person i turpshëm dhe konservator, nuk kam dëshirë të dal në publik. Më të vështirë e kam kur më shikojnë njerëzit, sesa të kryej këto veprime”, ka thënë Kothari.
Adoleshentja që e praktikon jogën prej moshës dyvjeçare, është duke e provuar vetën edhe para grupeve të njerëzve, në mënyrë që ta mposhtë ndrojtjen.
https://www.youtube.com/watch?v=kL3kCoKt-hM
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit