Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka përkujtuar demonstratat e pranverës së vitit 81 duke thënë se ato ishin vendimtare për Lëvizjen Kombëtare të popullit të Kosovës.
Haliti ka shkruar në Facebook se këto demonstrata shënuar një hap vendimtar drejt daljes në skenë të UÇK-së, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Demonstratat e pranverës të 81-it shënojnë kthesën vendimtare të Lëvizjes sonë Kombëtare, e cila, me përmasat e reja që mori, si në shtrirje ashtu dhe në organizim, shënon një nga hapat vendimtar në drejtim të daljes në skenë të UÇK-së.
Çlirimi dhe liria, pavarësia dhe shteti i Kosovës, pa Pranverën Studentore të vitit ’81, do të ishin thjesht një synim, aspiratë apo ideal i pa përmbushur ende edhe sot e kësaj dite.
XHH
Dogana gjen 11 fishekë në bagazhin e një udhëtari
Vdes zyrtari policor Afrim Xhemaili, ngushëllon Sindikata e ...
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Sekuestrohen armë dhe municion në rajonin e Pejës, arrestohe...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...