Dy burra janë qëlluar për vdekje në makinën e tyre jashtë një shkolle fillore në Suedi.
Sipas mediave lokale, vrasjet kishin të bënin me qërim hesapesh mes bandave, transmeton portali arbresh.info.
Forcat në të gjithë vendin janë fokusuar në goditjen e bandave, të cilat fokus të veçantë kanë zënë në Stokholm.
Të paktën 12 konflikte të vazhdueshme në kryeqytet janë të njohura për policinë, por besohet se mund të ketë më shumë.
Shefi i policisë rajonale Ulf Johansson tha se ‘gjatë kohëve të fundit është rritur numri i krimeve të rënda në Stokholm’.
“Vetëm në ditët e fundit kemi pasur pesë vrasje në Stokholm. Natyrisht, situata është alarmante dhe serioze”, ka shtuar ai./Arbresh.info
Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...