Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Calavera.
Në takim u diskutua për perspektivën e integrimit evropian të Kosovës dhe veprimet që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës në përmbushjen e obligimeve që dalin këtë proces.
Duke e falënderuar znj. Calavera për mbështetjen e deritashme të BE-së ndaj Kosovës, kryeparlamentari Veseli konfirmoi përkushtimin institucional dhe qytetar të Kosovës për të ecur sa më shpejt në rrugëtimin euro-integrues, si e vetmja alternativë për të ardhmen e Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës theksoi se institucionet e vendit janë të vetëdijshme për sfidat dhe obligimet që ato kanë para vetes, por gjithashtu, theksoi nevojën që Bashkimi Evropian të mos hezitojë në marrjen e vendimeve në raport me Kosovën dhe qytetarët e saj, sidomos kur bëhet fjalë për lëvizjen e lirë.
Zyrtarja e lartë evropiane, Genoveva Ruiz Calavera, nga ana e saj, theksoi përkushtimin e BE-së për ta përkrahur Kosovën në aspiratën e saj euro-integruese, por edhe në fuqizimin e brendshëm institucional dhe demokratik të saj.
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë