Sipas projektligjit të ri për FSK-në të cilin dje presidenti Hashim Thaçi ia dorëzoi, kryeparlamentarit Kadri Veseli, parashihet edhe ndryshimi i simboleve.
Në projektligjin i cili pritet të hidhet në Kuvend për votim, ndryshimi i simboleve është njëra nga dispozitat e paraqitura, shkruan lajmi.net.
Në nenin 10 të këtij projektligji thuhet:
Simbolet e FSK-së janë: flamuri, himni, stema e FSK-së dhe emblemat e njësive të FSK-së
Flamuri dhe himni i Republikës së Kosovës janë flamuri dhe himni i FSK-së
Flamuri i Republikës së Kosovës, stema e FSK-së dhe emblema e njësive të FSK-së, barten nga të gjithë pjesëtarët e FSK-së
Komandanti i FKS-së, përmes Ministrit, propozon stemën e FSK-së, emblemat e njësive të saj dhe dukjen e gradave për miratim nga Presidenti
FSK dhe njësitë e saj përdorin edhe flamujt dallues, sipas stemës së FSK-së dhe emblemave të njësive
Askush nuk është i autorizuar të riprodhojë apo të përdorë stemën e FSK-së dhe emblemat e njësive të saj, pa autorizim me shkrim të Ministrit.
Përdorimi i simboleve dhe gradave përcaktohet me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
Ky projektligj pritet të hyj në fuqi pasi të miratohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur