Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Ushtria e Kosovës nuk është dhe nuk do të jetë partiake.
Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka treguar përmbajtjen e letrës e Ministrit të FSK-së, Haki Demolli dërguar Presidentit Hashim Thaçi.
Statusi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Ushtria e Kosovës nuk është dhe nuk do të jetë partiake. Ministri i FSK-së, z Haki Demolli ka qenë dhe është për transformimin e FSK-së në ushtri. Letra që ai e ka dërguar në adresë të Presidentit, Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit, shpreh përgjegjësinë e tij si ministër për të njoftuar institucionet e larta shtetërore për qëndrimet dhe opinionet e partnerëve tanë strategjik lidhur me dhënien e rolit të ushtrisë FSK-së.
I konsideroj të papranueshme, të papërgjegjshme dhe tendencioze sulmet e tilla ndaj ministrit Demolli si dhe nxjerrjen e letrave zyrtare në opinion për efekte politike. IM
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...
Kurti: Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen padrejtësisht sepse g...
Haxhiu: 17 shkurti u arrit me sakrificën e dëshmorëve
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...