Një grua në Lushnje është rrahur egërsisht nga tre vëllezërit e saj, të cilët dyshonin se e motra u prishte nderin. Astrit Koroveshi, 42 vjeç, Pëllumb Koroveshi, 53 vjeç, Ilmi Koroveshi, 49 vjeç, të tre banues në lagjen “Kongresi”, Lushnje u vunë në pranga ditën e djeshme.
Arrestimi i tyre u bë pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tyre, F.S., 60 vjeçe, banuese në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnje. Autoritetet policore treguan se tre vëllezërit dyshonin se e motra kishte një lidhje jashtëmartesore me një person tjetër, madje pretendonin se e kanë parë.
Në këto kushte ata e kanë rrahur motrën në mes të rrugës duke e bërë për në spital. Ndërkohë bashkëshorti i 60- vjeçares u ka dalë kundër kunetërve të tij, duke thënë se nuk kishte as më të voglin dyshim tek e shoqja dhe për pasojë kanë bërë denoncim në polici.
Vëllezërit Koroveshi të arrestuar pas ngjarjes akuzohen për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërkohë që në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjes
Joan Laporta do jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bar...
Nxënësi ther me thikë mësuesen në Francë
Gjykata Speciale del me njoftim: Fjalët përmbyllëse të mbroj...
Komandanti i KFOR-it vlerëson kontributin e Mbretërisë së Ba...
Mijëra dokumente të Epstein u larguan pas identifikimit të v...
Laporta shpërthen ndaj Real Madridit dhe arbitrimit