Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka dorëzuar kryeparlamentarit Kadri Veselit Projektligjin për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.
Hashim Thaçi tha me këtë rast se Kosova përfundimisht po ndërton ushtrinë e saj moderne, shkruan arbresh.info.
“Para pak çastesh bazuar në kompetencat e mija si president i dorëzova kryetarit Veselit Projektligjin për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Projektligjin e kam iniciuar duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës”, tha Thaçi.
Ai shtoi se formimi i ushtrisë është i domosdoshëm dhe bëhet me qëllim të mbrotjes së interesave shtetërore të Kosovës.
“Projketligji rregullon misionin, funksionimin dhe detyrën e ushtrisë si dhe organizon dhe çështjet tjera të aktiviteteve. 3 vite me parë kam paralajmëruar themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Si president do të doja shumë të ndodhte ashtu siç jemi përpjekur gjatë këtyre tri viteve. Por këtë nuk kemi arrit ta bëjmë për shkak të disa deputeteve në Kuvend”, u shpreh Thaçi.
Ai shtoi se për këto ndryshime kushtetuese kemi mbështetjen edhe të partnerëve nderkombetareardhje ku i dihet se origjinën e ka ne Serbi”, u shpreh Thaçi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se nesër do të thërras kryesinë e Kuvendit që do të procedoj Projektligjin në Kuvend.
“Kjo është një ditë e mirë për gjithë qytetarët e Kosovës. Që nesër do të ftoj kryesinë e Kuvendit dhe do të procedojmë sipas rregullores se Kuvendit. Kosova ka nevoë për formësimin e identitetit të vet shtetëror”, ka thënë Veseli./Arbresh.info.
Barcelona ka dy objektiva për ta zëvendësuar Lewandowskin
Hoxha: Mbështetja e Lituanisë për Shqipërinë në BE mbetet sh...
SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, shënjestër vendet e rake...
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizi...
Protestohet në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë ...
Shqipëria përballë një momenti kyç në rrugën drejt BE-së, mb...