Një vajzë ka organizuar një ekip për të montuar një kamer të fshehtë të dashurit të saj, në mënyrë që të vërtetonte nëse ai e tradhëton apo jo. Ajo e bëri atë të mendojë se do të japë një intervistë për një audicion apo konkurs ku do të merrte pjesë.
Vajza që e intervistonte ishte një aktore që kishte veshje shumë provokuese dhe arriti ta joshte, ndërkohë që e dashura e tij e shihte gjithë ngjarjen. Në një moment ai i kërkoi Instagramin, dhe kur aktorja e pyeti për një foto që kishte publikuar me të dashurën, ai ia prezantoi si motrën e tij.
Pasi ata filluan të prekeshin me njëri-tjetrin, vajza zgjodhi të dilte para kamerave duke i treguar të gjithëve se ai jeton në shtëpinë e saj prej kohësh, nuk ka as punë dhe tani ka filluar ta tradhëtojë.
https://www.youtube.com/watch?v=q7uw7uXbNA8
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës