Forumi Rinor i AKR-së kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, duke nderuar kështu sakrificën e familjes Jashari dhe komandantit legjendarë të UÇK-së Adem Jashari, transmeton Arbresh.info.
“Forumi Rinor i AKR-së, me rastin e Marsit historik për popullin tonë, sot bëri homazhe pran Kompleksit Memorial në Prekaz, duke nderuar kështu sakrificën e familjës Jashari dhe komandantit legjendarë të UÇK-së Adem Jashari.
AKR, vlerëson lartë veprën sublime të familjes Jashari dhe të Komandantit legjendar Adem Jashari, familje kjo që i ndërrojë rrjedhat historike dhe ndërtoj themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës .
Ne, si të rinjë mbetemi të përkushtuar të lartësojmë dhe nderojmë gjithnjë sakrificën e shumë heronjëve të lirisë që ne po e gëzojmë sot.
Lavdi të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!”, thuhet në komunikatën e Forumit Rinor të AKR-së./arbresh.info

OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...