Thuhet që dashuria e vërtetë nuk vdes kurrë, dhe pikërisht këtë e dëshmon forografia e mëposhtme.
Një burrë 96-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara është fotografuar duke e ushqyer gruan e tij të sëmurë nga Alzhaimer, pas 74 vitesh martesë, transmeton portali arbresh.info.
Fotografia ka marrë komente të shumta në rrjetet sociale dhe është shpërndarë nga shumë përdorues të Facebook.
“Gjithë jetën time kam qenë e etur për një lloj dashurie kaq të fortë”, ka thënë një komentues. Ndërsa një tjetër i ka quajtur ata ‘çift të bekuar’.
Fotografia që dëshmon dashurinë e vërtetë dhe të sinqertë të çiftit ka ngrohur zemrat e shumë njerëzve në botë./Arbresh.info

Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...