Policia italiane ka bërë më dije se ka vënë në pranga një çift shqiptar pasi merreshin me transportimin e lëndëve narkotike.
Mediat italiane shkruajnë se çiftit iu kap plot 174 kg marijuanë dhe droga ishte e fshehur në një furgon pasagjerësh.
Vlera e saj mund të shkojë në 1 milion e 700 mijë euro nëse hidhej në treg. 31-vjeçari shqiptar, ideniteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u ndalua nga policia në dalje të rrugës për në Pescara, raporton albeu.com
Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e çiftit, agjentët e skuadrës së Pescara-s gjetën dhe 4 kg marijuanë, ndërsa pas hekurave përfundoi dhe gruaja e shqiptarit.
“Ky aksion është pjesë e punës së vazhdueshme të kontrollit të territorit”, -tha në një konferencë për shtyp shefi i policisë së Pescara-s. Sakaq, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...
Shqipëria “ia vjedh” Kosovës edhe një lojtar, Blerton Isufi ...