Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, e ka quajtur të rrezikshme lojën e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili nuk ia dha mandatin shumicës parlamentare për formimin e qeverisë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se Ivanovi ka bërë shkelje të trefishtë. Fillimisht, sipas tij, ka shkelur Kushtetutën, duke i tejkaluar kompetencat, ka hapur një front kundër gjithë shqiptarëve, jo vetëm në Maqedoni, por në tërë Ballkanin dhe ka përcaktuar qasjen e ardhshme të Maqedonisë jo ndaj komunitetit euroatlantik, por ndaj Rusisë.
Reka u kë bërë thirrje shqiptarëve në Maqedoni të jenë të matur në reagime dhe ta përcjellin rrugën euroatlantike, përkatësisht këshillat amerikane. Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel ka theksuar se Ivanovi duhet ta pranojë këshillën miqësore të Perëndimit e jo këshillën armiqësore të Rusisë. Ai thotë se zgjidhja për ta tejkaluar këtë situatë është e thjeshtë, t’u jepet mandati sipas Kushtetutës partive që sigurojnë shumicën parlamentare.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër