Shqiptari 31 vjecar Majron Kapllanaj 31 vjeç rezident në qytetin e Alessandria në Itali është arrestuar nga policia italiane me akuzën e trafikut të drogës.
Në furgonin me të cilin po udhëtonte janë gjetur fshehur 170 kg marijuanë me vlerë tregu rreth 1 milionë e 700 mijë euro.
Lënda narkotike ishte fshehur në një fund të dyfishtë të dyshemesë së modifikuar enkas për të ngarkuar drogën. 4 kg të tjera drogë janë gjetur në banesën e Majron Kapllanaj, pas kontrollit të policisë.
Policia italiane ka ndalur 31 vjeçarin shqiptar në zonën Villanova di Cepagatti, pas një sinjalizmi të bërë nga agjentët në territor.
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj