Shefi i diplomacisë gjermane, Zigmar Gabriel, i ka bërë thirrje të premten presidentit të Maqedonisë, Gjeorge Ivanov që të ndryshojë vendimin për ndarjen e mandatit për formimin e qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.
Siç transmeton Deutsche Welle në gjuhën maqedonase, Gabriel kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev e ka quajtur “lider të deritanishëm të opozitës” dhe ka vlerësuar se përkeqësimi i situatës në Maqedoni pas vendimit kontestues të Ivanovit është shqetësuese.
“Përkeqësimi i situatës së brendshme politike në Maqedoni është shumë shqetësuese. Situata e brendshme politike kërcënon të kthejë mbrapa procesin e afrimit drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Gabriel gjatë vizitës në Ukrainë.
Ai ka vlerësuar se vendimi i Ivanov që të refuzojë t’i japë mandatin për formimin e qeverisë Zaevit, i cili ka siguruar shumicën e deputetëve, është në kundërshtim me parimet demokratike dhe vlerat e Bashkimit Evropian.
“Presidenti Ivanov duhet të rishikojë vendimin dhe ta korrigjojë në interesin e qytetarëve të vendit të tij”, ka thënë Gabriel. Ai ka theksuar se Gjermania i jep mbështetje porosive të qarta të cilat shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogherini u ka transmetuar dje në Shkup bartësve të vendimeve politike dhe përfaqësuesve të shoqërisë qytetare në Maqedoni.
“Retorika e tyre duhet të jetë e matur dhe duhet të bëjnë të gjitha që të mos i dëmtojnë marrëdhëniet ndërmjet grupeve etnike”, ka thënë ministri gjerman.
“Tani mund të flini të qetë, një hall më pak”, S...
Bullgari, Radev merr mandatin për formimin e qeverisë së re
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...
Liverpooli po shqyrton pesë mundësi për të zëvendësuar Aliss...
Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë...
Vrasja e mafiozit grek, bien në pranga 4 persona, mes tyre 2...