Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, priti sot kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, të cilët diskutuan për çështjen e akomodimit të
Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për rregullimin e hapësirave të jashtme të objekteve shtetërore si për çështjet tjera në fushën e administratës publike, ofrimin e shërbimeve administrative nga komuna e Prishtinës dhe institucionet tjera për qytetarët e Kosovës.
Në këtë takim ministri Yagcilar dhe kryetari Ahmeti diskutuan edhe rreth projekteve të përbashkëta për katalogun e vendeve të punës si dhe për ngritjen e bashkëpunimit me komunën e Prishtinës për projektet e interesit të përbashkët./Arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...