Një numër i madh i kanadezëve kanë deklaruar se refugjatët që hyjnë ilegalisht nga Shtetet e Bashkuara, nuk janë kërcënim për vendim.
Sipas një sondazhi të kryer nga kompania hulumtuese NANO, 62% e kanadezëve nuk besojnë se refugjatët përbëjnë kërcënim, ndërsa 5% mendojnë se ata mund të përbëjnë kërcënim terrorist, transmeton portali arbresh.info.
Një pjesë tjeter e kanadezëve , dikur rreth 5% i shohin refugjatët vetëm si një kërcënim për vende pune.
Kur u pyetën në mënyrë specifike nëse refugjatët që kalojnë kufirin ilegalisht nga Shtetet e Bashkuara për në Kanada mund të jenë kërcënim terrorist, 52% e anketuesve janë përgjigjur me një ‘jo’.
34% e tyre thanë refugjatët mund të përbëjnë kërcënim të vogël terrorist, ndërsa nëntë për qind thanë se ata mund të përbëjnë një kërcënim të madh terrorist.
Që nga zgjedhja e Donald Trump president në Shtetet e Bashkuara, një numër i madh refugjatësh kanë hyrë ilegalisht në Kanada./Arbresh.info
Zyrtare: Fiton Ademi transferohet tek Llapi
Rezultatet e zgjedhjeve, deri tani, janë pranuar gjashtë ank...
Vrasja e konduktorit në Gjermani, avokati: Pesë persona beso...
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama