Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka thënë se as ai dhe asnjë deputet i subjektit që ai drejton, nuk ka folur me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaçi ka thënë të enjten se ka biseduar me serbët një nga një.
“Unë kam biseduar me serbët një nga një. Kur të bisedosh me ta në këtë mënyrë, pajtohen. Por si grup, urdhrin e marrin nga Beogradi. Ma kanë thënë troç se nuk guxojnë ta votojnë nga Beogradi”, ka deklaruar Thaçi kur ka folur për Themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Por me këtë nuk është duke u pajtuar Simiq.
“Mund të them sigurt se asnjë serb nga qeveria nuk ka folur me të prej kur është zgjedhur president, apo të ketë pasur ndonjë takim të brendshëm, edhe jo zyrtar”, ka thënë Simiq për Radiokimi.
“Njerëzit tonë në Kosovë e Metohi, komuniteti shqiptar dhe përfaqësuesit politikë shqiptarë e dinë mirë pozicionin tonë dhe se e vetmja forcë e sigurisë që është valide, është KFOR-i”, ka shtuar ai.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...