Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin biseduan për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Më në detaje u diskutua avancimi me agjendën evropiane të dy vendeve tona, dhe rritja e promovimit me të arriturat në shtetndërtim të Kosovës.
Ministrja Ahmetaj e njoftoi ambasadorin për objektivat e Ministrisë, në lidhje me procesin e integrimit evropian, zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalojnë institucionet dhe shoqëria e Kosovës me implementimin e MSA-së, proceset që ndërlidhen me agjendën evropiane të Kosovës, nga zhvillimi i politikave gjeostrategjike, zhvillimet në rajon dhe deri tek lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës etj.
Ambasadori shqiptar, Qemal Minxhozi falënderoi ministren Ahmetaj për pritjen vëllazërore, si dhe shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për ta përkrahur integrimin dhe zhvillimin ekonomik e politik të Kosovës jo vetëm në rajon por edhe në arenën ndërkombëtare.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026