I pari i Kuvendit Kadri Veseli ka reaguar pas vendimit për shtyrje të vendimit për Ramush Haradinaj, shkruan portali arbresh.info.
Ai ka thënë se duhet t’u jepet fund fletëarresteve të Serbisë ndaj ish luftëtarëve të UÇK-së.
“Duhet t’u jepet fund njëherë e mirë fletarresteve të Serbisë ndaj ish-luftëtarëve tanë dhe të ndalën këto përpjekje të ulta për ta njollosur luftën e shqiptarëve për liri e pavarësi”, thotë kreu i Kuvendit
Lajmin për shtyrjen Veseli e ka quajtur të papranueshëm për të gjithë shqiptarët, pasi jemi të bindur në pastërtinë dhe fisnikërinë e luftës çlirimtare.
“Lajmi i shtyrjes së vendimit për ish-komandantin Ramush Haradinaj është një lajm i papranushëm për gjithë shqiptarët, të cilët janë të bindur në pastërtinë dhe fisnikërinë e luftës sonë çlirimtare”, (sic)./Arbresh.info
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...