Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës se qytetarët e Kosovës po mashtrohen në lidhje me vizat.
Osmani ka thënë se në dokumentet e Ministrisë së Integrimeve Evropiane thuhet se liberalizimi nënkupton regjim të lirë që i lejon qytetarët të bëjnë vizita siç janë ato turistike dhe familjare, shkruan arbresh.info.
Osmani ka kërkuar fushatë vetëdijësimi për qytetarët duke thënë se thirrja për liberalizim të vizave është vetëm thirrje për zbrazje të Kosovës.
“Është gënjeshtër të thuhet se liberalizimi nënkupton të drejtënm për të punuar, për të jetuar atje, për të studiuar atje pasi në dokument thuhet se nuk lejohet studimi pa marrë leje qëndrimi në vendin ku doni të shkoni”, ka thënë Osmani./Arbresh.info.
Dy prej të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc po hetohen ed...
Kurti në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë: Liria...
Tërhiqet shorti për raundin e 1/8 së finales në FA Cup
Kryeministri Kurti i uron komunitetit Ashkali Ditën Kombëtar...
Kjo është domethënia e dizajnit të NEWBORN-it për këtë vit
Nesër pritet normalizimi i furnizimit me ujë në Fushë Kosovë