Barcelona fitoi me rezultat të thellë 6 me 1 mbrëmjen e kaluar në La Liga kundër Sporting Gijonit, por ajo që ndodhi më pas në konferencë për media ishte tronditëse për gjigantin katalunas.
Trajneri Luis Enrique ka pranuar menjëherë pas ndeshjes se nuk do të vazhdojë detyrën tek skuadra spanjolle me përfundimin e këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.
E ardhmja e Enriques në ‘Camp Nou’ u vendos në dyshime qysh pas disfatës tronditëse ndaj Paris Saint Germain në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kampionëve në ‘Parc des Princes’.
Sidoqoftë, Barcelona ka pranuar tani se është larg nga Liga e Kampionëve, por ata janë ende në garë për titull dhe janë në drejtimin e duhur për ‘Copa del Rey’./arbresh.info
E bujshme: Galatasaray nis kontaktet me mesfushorin e Real M...
Një qytet në Japoni mbylli gati 100 shkolla sepse një ari u ...
Vazhdon numërimi, këta janë 10 më të votuarit nga Aleanca
Rama për Reuters: Shqipëria do vazhdojë ndërtimin e resortit...
Mourinho dëshiron ta përforcojë edhe krahun e majtë të mbroj...
Palatova e Zyrës së BE: Urime Kurtit për fitoren dhe partive...