Juventusi është afër nënshkrimit të kontratës së re me Paulo Dybalan, duke i dhënë kështu fund garës së Barcelonës dhe Real Madridit për sulmuesin e tyre.
Barcelona dhe Real Madrid thuhet të jenë të interesuar në transferimin e supyerllit të gjigantit italian gjatë merkatos verore, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, mediat italiane pretendojnë se Dyabala është afër kontratës së re me Juven.
Negociatat me agjentin e Dybalas, Pierpaolo Triulzi, kishin ngecur për shkak të rikthimit të tij tek Argjentina.
“Ne jemi në rrugën e duhur, ne shpresojmë të finalizojmë marrëveshjen sa më shpejtë”, tha Triulzi.
Kontrata e re thuhet se do i vazhdojë atij qëndrimin në ‘Juventus Stadium’ deri në qershor të vitit 2021./arbresh.info
Juventusi arrin marrëveshje personale me Emiliano Martinezin...
Arrestohet i dyshuari për posedim narkotikësh dhe falsifikim...
Tërmeti 7.8 në Filipine: 46 të vdekur, vazhdojnë kërkimet pë...
Pas 18 vitesh në heshtje, pacientja rikthen dëgjimin falë op...
Reagon Rama ndaj Bernie Sanders: Shqipëria vendos vetë për t...
Rama: Fontanat publike rikthehen në funksion, Prishtina gati...