Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se ritmi i negociatave të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk reflekton progresin e saj të vërtetë në reformimin dhe në rregullimin e marrëdhënieve me vendet fqinje.
“Jam i kënaqur me çasjen tonë ndaj negociatave, por nuk jam i kënaqur me numrin e kapitujve të mbyllur dhe negocimin e hapur. Më duket se ritmi i kapitujve për hapjen e bisedimeve nuk pasqyron gjendjen reale se si është në të vërtetë Serbia, por se si palët bien dakord”, ka thënë Daçiq.
Ai ka thënë se Serbia dëshiron që mosmarrëveshjet me Kroacinë të tejkalohen me mjete paqësore, politike dhe diplomatike, si në rastin e Kosovës dhe Bosnjës, mirëpo nuk mund të pranoj që dikush t’i poshtërojë serbët pa ndonjë arsye ose argument, transmeton lajmi.net.
Daçiq ka theksuar se ajo që po ndodh në Kosovë është në kundërshtim me vlerat e BE-së dhe ka shtuar se Prishtina mund të destabilizojë rajonin me veprimet e tyre të pamenduara.
“Kur flasim për situatën në këtë pjesë të Evropës për fat të keq duhet të përdorim fjalën ‘e brishtë’ veçanërisht në funksion të Kosovës. Serbia është e përkushtuar për dialog konstruktiv për të zgjidhur çështjet e mbetura vetëm me mjete politike dhe diplomatike”, ka thënë Daçiq.
FFK uron Bajramin: Kjo festë e sakrificës, të na afrojë më s...
LDK uron Kurban Bajramin: Qoftë kjo festë ditë gëzimi, mirëk...
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë