Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka komentuar thirrjen e kryetarit të komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj për mos votim të demarkacionit me Malin e Zi.
Gecaj në një postim në Facebook, ka thënë se kësaj thirrje do të duhej t’i përgjigjen pozitivisht të gjithë ata të cilët pajtohen me objektivin e pastër politik të AAK-së për keqpërdorimin e kësaj çështjeje me rendësi nacionale për interesa të ngushta partiake.
Lexoni të plotë postimin e tij:
“THIRRJA POLITIKE E SELMANAJT
Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, u paska bërë thirrje publike deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, posaçërisht atyre nga Dukagjini, mos ta votojnë demarkacionin. Dhe kësaj thirrjeje gjithsesi se do të duhej ti përgjigjen pozitivisht të gjithë ata të cilët pajtohen me objektivin e pastër politik të AAK-së për keqpërdorimin e kësaj çështjeje me rendësi nacionale për interesa të ngushta partiake (pra, ata që dëshirojnë të avancojnë kauzën e AAK-së).
Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...