Të vetdiagnostikohesh me një sëmundje është shumë më e vështirë nga se mendoni. Nuk mjafton të lexoni në internet rreth simptomave, por duhet të dalloni shenjat, të kuptoni sinjalet që ju dërgon trupi e të diferenconi sëmundjet, gjë të cilën nuk mund ta bëni pa ndihmën e një mjeku . Ndonëse vagina është një prej organve vetpastruese të organizmit të femrës, ndodh që këto të fundit të vetkurohen kur ndjejnë ndonjë shqetësim.
Living do të ndajë me ju 3 rastet kur ju duhet të vizitoni një gjinekolog dhe nuk duhet të qëndroni duarkryq pa bërë asgjë.
Djegia e urinës, era e rëndë dhe ndryshimi i ngjyrës
Në këtë rast është e vështirë të vetdiagnostikoheni, ndaj është e rëndësishme një vizitë tek gjinekologu. Shumë mund të mendojnë se është thjesht një infeksion urinar , por këto shenja i përkasin shumë sëmundjeve të tjera të cilat nëse nuk trajtohen në kohë mund të përhapen në mitër, vezore apo gypat e falopit.
E ndjeni vaginën e enjtur dhe të acaruar *mavijosur
Këto simptoma mund të jenë të një infeksioni bakterial, por dhe të një sëmundjeje seksualisht të transemtueshme jo shumë të njohur- trikomonoza.
Trichomoniasis diagnostikohet vetëm përmes një provë laboratorike dhe trajtohet me antibiotik. Kjo sëmundje është e rrezikshme pasi mund të shkaktojë probleme gjatë shtatzënisë dhe rrit rriskun e prekjes ndaj sëmundjeve të tjera ngjitëse.
Gjak pas marrëdhënies seksuale
Nëse për 6 muaj ky problem nuk ka kaluar, kjo mund të jetë shenjë e kancerit të qafës së mitrës.
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Sulmet iraniane rrisin çmimin e naftës, Evropa refuzon luftë...
Laporta beson te transferimi i Alvarezit: Barcelona plan për...
Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu