Kemi folur shpesh për rëndësinë e stabilitetit emocional të nënës në rritjen e fëmijës, qoftë gjatë shtatëzanisë edhe pas saj. Por edhe roli i babait nuk duhet të lihet në “errësirë”. Ja çfarë thonë studimet e kryera në universitetin e shtetit të Miçiganit në lidhje me këtë.
Janë analizuar më shumë se 700 familje
Studimet kanë përfshirë 700 familje, duke vendosur në qendër të studimit figurën e babait. Atyre ju është bërë një numër i caktuar pyetjesh për të përcaktuar nivelin e tyre të stresit dhe ankthit, si edhe marrëdhënien e tyre me fëmijën. Është vënë re se ankthi dhe stresi i babait ka ndikim edhe në zhvillimin njohës si edhe atë gjuhësor të fëmijës, sidomos gjatë 2-3 viteve të para të jetës.
Efekte të ndryshme tek vajzat dhe djemtë
Stresi i babait perceptohet ndryshe nga vajzat dhe nga djemtë, dhe konkretisht djemtë e ndiejnë më shumë gjendjen e keqe të babait dhe kjo vihet re kryesisht në të folur.
Rëndësia e të dy prindërve
Fëmijët kanë nevojë për udhëheqjen e prindërve, të cilët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në formimin e tyre. Pra nuk duhet të nënvlerësojmë rëndësinë e nënës. Marrëdhënia që duhet të krijohet mes prindërve dhe fëmijëve duhet të jetë e bazuar tek harmonia dhe qetësia. Investoni sa më shumë për ta bërë atë të funksionojë në mënyrën e duhur
Burimi: www.pernenat.al
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania