“Burg pa afat”, është masa e sigurisë që Gjykata ka dhënë sot për shqiptarin që akuzohet se ka vrarë me thike kolegun e tij italian, Alfio Fallica.
Ngjarja ka ndodhur të premten e 24 shkurtit 2017, ku Rikard Nika, 30 vjeç e ka qëlluar për vdekjen kuzhinierin brenda në restorant dhe më pas është larguar.
I riu nga Shqipëria ka fituar të drejtën e heshtjes, por mediat fqinje raportojnë se ai nuk mban mend asgjë për atë që ka ngjarë. “Vërtetë ka ndodhur kjo që më thonë?”, i ka thënë Nika avokatit të tij Massimo Corradi. Ndërkohë, avokati e ka pyetur klientin e tij nëse ishte konfliktuar me kuzhinierin me të cilin punonte në restorant ‘Pulcinella’, në Monte Carlo.
I riu i ka thënë:-“Absolutisht që jo, sepse ai ishte person shumë i mirë dhe unë kurrë nuk kam pasur probleme me atë”. Sipas asaj që raporton agjencia e lajmeve Ansa, Nika kishte një plagë në gjoks dhe një në krah. Hetuesit po kërkojnë të kuptojnë nëse plaga në gjoksin e tij është shkaktuar nga përleshja me kuzhinierin italian dhe nëse bëhet fjalë për një gjest vetëmbrojtjeje apo një tentativë vetëvrasjeje.
Kur u ndalua nga policia, kishte në dorë thikën me një teh prej 20 centimetrash, që mund ta ketë përdorur për të goditur kolegun e tij. Tani gjurmët e gjakut të gjetur në thikë do të analizohen për të kuptuar nëse i përkasin viktimës apo të akuzuarit për vrasje.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...