Nuk mund të quhen ndryshe pos tradhtarë, tha deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi për kolegët e tij në Parlamentin e Kosovës, që do ta votonin demarkacionin si të tillë, e që do të humbte mbi 8 mijë hektarë tokë.
Këto komente Selimi i bëri në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ku tha se edhe votuesit e dy subjekteve që janë në pushtet, po e dinë që demarkimi nuk është në rregull.
“Kushdo qe me vetëdije fal shet apo anekson territor te vendit të vet, se si mund te quhet ndryshe, përveç se një tradhtar. As votuesit e PDK-së e LDK-së, nuk po pajtohen me demarkacionin dhe ‘Zajednicen’”, tha deputeti Selimi.
Ai foli edhe një herë për ushtrinë, duke thënë se rezoluta e nxjerr në kuvend do të jetë diçka e harruar, deri sa thotë se kjo qeveri nuk do ta krijoj ushtrinë.
E, Gjykata Speciale nuk është shqetësim për Selimin, por thotë se shqetësimi ka të bëjë me UÇK-në.
https://www.youtube.com/watch?v=CGcy1_DMSzQ
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...