Futbollisti nga Kosova, Kastriot Dermaku, pritet të jetë përforcimi më i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit për ndeshjet e marsit ndaj Italisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Kriza në prapavijën kuqezi, me mungesën për shkak pezullimi të Gjimshitit, apo mosaktivizimin dhe rënien e formës sportive të lojtarëve të tjerë, ka detyruar trajnerin e përfaqësueses Gianni De Biasi që të kërkojë alternativa të reja të cilat si gjithmonë vijnë nga jashtë Shqipërisë, transmetojnë mediat shqiptare e përcjellë Arbresh.info.
Dermaku është një nga lojtarët më të spikatur të këtij sezoni në Lega Pro në Itali. Futbollisti, kartoni i të cilit i përket Empolit, ka shkëlqyer me Luchezen duke u kthyer në një nga emrat më të lakuar në merkaton e janarit pasi oferta për të u bënë nga pjesa më e madhe e klubeve të Serisë B. Por në fund, Lucheze vendosi të mbante 25-vjeçarin me shpresën se mund ta ndihmojë këtë skuadër të luftojë për ngjitjen në Serinë B.
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë
Punëtorët e sigurimit fizik në UP nisin grevën
Mot i paqëndrueshëm në Kosovë
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...