Gazeta New York Times shkruan se këshilltari i ri i Sigurimit Kombëtar i ka thënë stafit të tij se myslimanët që kryejnë akte terroriste korruptojnë Islamin; një largim nga pozita ideologjike e mbajtur nga këshilltarë të tjerë të lartë të presidentit Donald Trump.
Sipas gazetës New York Times, gjeneral-lejtnanti H.R. McMaster u tha anëtarëve të Këshillit të Sigurimit Kombëtar se përdorimi i termit “terrorizëm islamik radikal” ishte kundërproduktiv, sepse veprimet e terroristëve janë jo-islamike.
Sipas njerëzve që morën pjesë në takim, zotit McMaster i bëri këto vërejtje të enjten në mbledhjen e parë me stafin e tij.
Komentet e tij janë shenjë e hershme se ai mund t’a distancojë Këshillin e Sigurimit nga pikëpamjet ideologjike të paraardhësit të tij, Michael Flynn.
Shkalla e ndikimit të zotit McMaster për këtë çështje mbetet për t’u parë në Shtëpinë e Bardhë, ku disa këshilltarë të lartë të presidentit kanë perceptim të ndryshëm të Islamit. Strategu kryesor Stephen Bannon, për shembull, ka paralajmëruar për një betejë të afërt mes botës judeo-të krishterë dhe Islamit.
Dallimet në qëndrimet e mbajtura nga këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë mund të ekspozohen publikisht vetëm nëse Komisioni i Senatit për forcat e armatosura vendos të mbajë një seancë konfirmimi për zotin McMaster. Këshilltari i sigurimit kombëtar nuk kërkon konfirmimin e Senatit, por senatorëve u duhet të votojnë për miratimin e gradës së tij të gjeneralit me tre yje për pozitën e re. Kryetari i Komisionit, senatori John McCain, nuk ka thënë nëse do të zhvillojë një seancë të tillë konfirmimi./VOA/
Pas shembjes së dheut, bllokohet për qarkullim rruga “...
Hoeness: Nëse Isak i kushtoi Liverpool 150 milionë euro, atë...
Shembja e rrugës në Prishtinë, dyshohet se ka pasur rrjedhje...
Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro: Jem...
Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të ...
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...