Zyrtarët afganë thonë se 10 oficerë të policisë janë vrarë gjatë një sulmi në provincën veriore, Zavzjan.
Mohammad Reza Ghaforri, zëdhënës i guvernatorit provincial, tha se sulmi kishte ndodhur dje dhe se policët kishin hasur në një pritë derisa ktheheshin nga një xhami.
Në mesin e të vrarëve është edhe një komandant i policës lokale, ka thënë zoti Ghaforri, dhe ka shtuar se është vrarë edhe bashkëshortja e tij derisa kishte nxituar për të arritur në vendin e sulmit.
Shefi i policisë provinciale, Rahmatullah Turkistani, tha se janë vrarë katër militantë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, pasi policët janë përgjigjur ndaj sulmit.
Zëdhënësi Ghaffori për këtë sulm i ka fajësuar militantët e Shtetit Islamik, por përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë talibanët.
Militantët e ndërlidhur me grupin ekstremist, Shteti Islamik, kanë qenë aktivë në pjesën lindore të Afganistanit, por aktualisht kanë filluar të operojnë edhe në pjesën veriore.
Nga ana tjetër, militantët talibanë shpeshherë i sulmojnë zyrtarët dhe forcat e sigurisë në gjithë Afganistanin.
Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës
Sot mbahet seanca për buxhetin 2026
Për të tretën ditë radhazi vazhdon seanca gjyqësore për sulm...
Qeveria e Kosovës mban sot mbledhje
Mot i paqëndrueshëm: reshje, erë e fuqishme dhe rënie temper...
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...