Trajneri i shkarkuar nga Leicester City, Claudio Ranieri është duke menduar rikthimin në Itali.
Sipas raporteve nga mediat angleze, Ranieri mund të rikthehet te Fiorentina gjatë verës, megjithëse ka oferta edhe nga klubet e Super Ligës së Kinës, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, 65-vjeçari dëshiron ende të menaxhojë në njërën nga ligat më të mëdha në Evropë duke hedhur poshtë transferimin në Lindje të Largët.
Trajneri i Fiorentinas, Paulo Sousa do të largohet në fund të sezonit për të zëvendësuar Max Allegrin si trajner në Juventus duke lënë të lirë pozitën tek skuadra në “Stadio Artemio Franchi”./arbresh.info
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Vushtrr...
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...
Zhduket një vajzë në Lipjan, babai njofton policinë