Ministri i jashtëm i Meksikës nuk ka hezituar që të shprehë ‘acarimin’ e tij karshi Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson për politikat e fundit të Shteteve të Bashkuara.
Luis Videgaray gjatë takimit me Rex Tillerson ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje mos respektimin e të drejtave të emigrantëve, transmeton portali arbresh.info.
Tillerson në Mexico City tha se ‘të vendet e forta sovrane edhe mund të kenë dallime’.
“Ekziston një shqetësim në mesin e meksikanëve, madje ka edhe acarim pasi politika aktuale e SHBA-ve mund të jetë e dëmshme për meksikanët dhe për industrinë meksikane”, tha Videgaray.
Në anën tjetër Tillersona ka deklaruar se ‘nuk ka asnjë gabim nëse tentohet që të respektohet ligji nga të dy anët e kufirit’.
Para udhëtimit të Tillerson në Meksikë, presidenti Donald Trump ka pranuar se Meksika ‘do të jetë një udhëtim i vështirë’./Arbresh.info
Mijëra çekë në protestën më të madhe antiqeveritare që nga v...
Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në prang...
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë