Nën patronatin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot mbahet Akademi Përkujtimore me rastin e 72-vjetorit të rënies së Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës.
Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica janë vrarë në shkurtin e vitit 1945 në një luftë kundër partizanëve komunistë të Jugosllavisë.
Dy komandantët nga Drenica, ishin kthyer në rajonin e Drenicës së bashku me qindra ushtarë dhe vullnetarë, për të mbrojtur popullatën nga vrasjet dhe masakrat e çetnikëve dhe ushtrisë komuniste që kontrollohej nga serbët.
Akademia mbahet në orën 11:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...