Ky është rasti më flagrant se si Bashkia e Durrësit shkel ligjin.
Edhe pse Gjykata ka urdhëruar që të pezullohen punimet për “Velierën”, kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako shkel me të dyja këmbët ligjin, duke udhëruar që puna të vazhdojë.
Ambientalisti Sazan Guri ka bërë thirrje që të shtunën qytetarët të mblidhen në Durrës për të ndaluar skandalin që po ndodh me murin antik të zbuluar së fundmi.
“Baterdia ne Durres s’ka te ndalur edhe mbas vendimit te gjykates, per pezullimin e punimeve! Rrethohet Torra me beton dhe historia nen beton. Diten e shtune ora 12, te Torra Veneciane, me kazma e lopata, o ta varrosim me ta historine, o ti ndalojme”, deklaron Sazan Guri.
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...