Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës ka nisur procesin e anonimizimit të të dhënave në zbatim të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe rekomandimeve të Komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Që nga dita e mërkurë, në faqen zyrtare të gjykatës në internet nuk do të shënohen më emrat e të pandehurve. Përveç kësaj, qasja mbi një proces apo vendim penal, që deri dje mund ta merrje me një klikim, tanimë është i ndaluar.
Sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, qasjen “online” mbi një proces penal do ta kenë vetëm personat që janë palë në proces, ose ata që kanë interes të ligjshëm në proces.
Qasja e tyre do të jetë nëpërmjet një kodi unik, i cili do të jetë i veçantë për çdo çështje penale dhe do të jepet nga Sekretaria gjyqësore pas kërkesës së palëve.
Nëpërmjet këtij kodi do të mësohet që nga orari i gjyqeve, e deri te zhvillimet dhe vendimi përfundimtar i procesit penal.
Në këtë mënyrë, gjykata do të përcaktojë vet personat që do të ndjekin një proces, por nga ana tjetër mbrojtja e të dhënave personale duket se po cënon kriterin e seancave publike që duhet të jenë të hapura, e rrjedhimisht edhe transparencën në Gjyqësor, për të cilin aq shumë është folur për ta shtuar. Por mesa duket, ende pa e rritur po e kufizojnë me një tjetër ligj. / Top Channel
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses